Lajme
“Unë jam idiot”| Modeli i dorëheqjes së politikanit australian pas aksidentit që mund ta ndjek ministrja Hajdari
Demokracia
21:13 | 11 Prill 2022

Share:

Në nëntor të viti të kaluar, deputeti Liberal Viktorian, Tim Smith ishte aksidentuar në murin e një shtëpie pasi kishte qenë në gjendje të dehur.

Pas këtij aksidenti ai kishte kërkuar falje publike australianëve dhe kishte jap dorëheqje nga pozita që mbante, derisa ishte zotuar se nuk do të pijë më alkool derisa të mbetet në jetën publike.

Ai kishte thënë se nuk do të largohet krejtësisht nga politika, por do të merr pak kohë për të “reflektuar mbi karrierën e tij” pasi përplasi makinën e tij në një shtëpi familjare, transmeton Demokracia.com.

Smith pretendonte se kishte pirë vetëm disa gota verë në shtëpinë e një miku përpara se të nisej për në banesën e tij.

Duke folur me gazetarët në Melburn, në nëntor të vitit të kaluar, Smith kishte deklaruar se ishte “vendimi më i keq i jetës së tij”. “Unë nuk jam (mendërisht) i sëmurë. Unë jam një idiot. Jam jashtëzakonisht i penduar për atë që ka ndodhur”, kishe thënë ai.

E një aksident që u shkaktua të dielën në Kosovë nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, fillimisht u tentua të mbahej i fshehtë.

Demokracia.com ka raportuar të dielën se ministrja Hajdari e ka goditur me veturë një fëmijë të moshës 9-vjeçare.

Pas këtij raportimi, tek në orët e vona të së dielës Hajdari doli me një postim në Facebook, ku njoftoi për aksidentin, derisa u mundua ta shfajësonte vetën duke thënë se fëmija ishte përplasur për veturës së saj.

Por, pak minuta pas postimit të saj, Demokracia.com publikoi një raport të brendshëm të Policisë së Kosovës i cili e demantoi deklaratën e Hajdarit.

Demokracia.com kishte publikuar pjesën përshkruese të raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, ku thuhet se aksidenti ishte shkaktuar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës nga ana e ministres Rozeta Hajdari.

“Me datë 10.04.2022 rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Auto 1 Ford Fiesta ngjyrë e kaltër, shofer Rozeta Hajdari FSHK e lindur *****. Këmbësori i lënduar I.B. i lindur me **** 2012 në Prishtinë. Shkaku i aksidentit, mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës”, thuhet në raportin zyrtar të siguruar nga Demokracia.com.

Menjëherë pas publikimit të këtij raporti pati reagime të ashpra në opinionin publik, ku edhe u kërkua dorëheqja e ministres Hajdari.

Megjithatë, këto reagime nuk u duken të rëndësishme për Hajdarin, ajo vazhdon ta mbajë postin e ministres. /Demokracia.com/ 

Ministrja gjermane jep dorëheqje pasi gënjeu për pushim, Rozeta Hajdari e shkeli fëmijën dhe vazhdon të sillet sikur asgjë s’ka ndodhur

DOKUMENT| Raporti i Policisë demanton ministren Rozeta Hajdari, shpejtësia e saj ishte e papërshtatshme

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025