Ministrja gjermane për Çështjet Familjare Anne Spiegel, ka dhënë dorëheqje, pasi gjatë kohës së përmbytjeve në gjermane ajo kishte qëndruar për pushime në Francë, ndërkohë që kishte deklaruar se kishte marrë pjesë në mbledhjet e krahinës Rheinland-Pfalz.
Dorëheqja e saj vjen vetëm 24 orë pasi e pranoi gënjeshtrën që kishte bërë në lidhje me pushimet në Francë. Ajo deklaroi se dorëheqja e saj vjen pas presionit publik.
“Kam vendosur të jap dorëheqje për shkak të presionit politik. Këtë po e bëjë për të mos e dëmtuar Ministrinë, e cila po përballet me një sfidë të madhe politike”.
Por duket se aktet e tilla nuk merren parasysh në vendin tonë.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ende nuk ka dhënë dorëheqje, pasi raporti i policisë të cilin e publikoi Demokracia.com e demantoi atë për aksidentin që i shkaktoi një vajze 9-vjeçare.
Demokracia.com fillimisht kishte raportuar se Hajdari kishte goditur një fëmijë në rrugën “Vicianum” në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Tek në orët e vona të së dielës Hajdari doli me një postim në Facebook, ku njoftoi për aksidentin, derisa u mundua ta shfajësonte vetën duke thënë se fëmija ishte përplasur për veturës së saj.
Por, pak minuta pas postimit të saj, Demokracia.com publikoi një raport të brendshëm të Policisë së Kosovës i cili e demantoi deklaratën e Hajdarit.
Demokracia.com kishte publikuar pjesën përshkruese të raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, ku thuhet se aksidenti ishte shkaktuar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës nga ana e ministres Rozeta Hajdari.
“Me datë 10.04.2022 rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Auto 1 Ford Fiesta ngjyrë e kaltër, shofer Rozeta Hajdari FSHK e lindur *****. Këmbësori i lënduar I.B. i lindur me **** 2012 në Prishtinë. Shkaku i aksidentit, mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës”, thuhet në raportin zyrtar të siguruar nga Demokracia.com.
Menjëherë pas publikimit të këtij raporti pati reagime të ashpra në opinionin publik, ku edhe u kërkua dorëheqja e ministres Hajdari.
Megjithatë, këto reagime nuk u duken të rëndësishme për Hajdarin, ajo vazhdon ta mbajë postin e ministres.
Ndërkohë, ministrja gjermane, Spiegel, vitin e kaluar kur e mbante postin e ministres së Ekologjisë të krahinës Rheinland-Pfalz, që ishte përgjegjëse për t’u marrë me fatkeqësinë natyrore, gjatë përmbytjeve shkatërruese verën e kaluar, shkoi në pushim me familjen e saj për katër javë.
Duke tentuar që të mbrohet nga akuzat, ministrja kishte thënë se ka marrë pjesë në seancat e pushtetit krahinor në mbledhjet online nga pushimet e saj, gjë që doli se nuk ishte e vërtetë, siç tregojnë procesverbalet nga seancat, raportojnë mediat gjermane.
Por, tani ish-ministrja për Çështjet Familjare në Gjermani Anne Spiegel, ka deklaruar se familja e saj kishte nevojë për këtë pushim. E më pas edhe dha dorëheqje. /Demokracia.com/
LEXO EDHE: