Feim Kelmendi që është mik i ngushtë i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe që mban pozitën e menaxherit të Financave në Telekomin e Kosovës, ka reaguar përmes një video të shpërndarë në faqen e tij në Facebook e ku mediat dhe opozitën i quan “qenë endacak”.
Kelmendi në videon e shpërndarë, shihen disa qenë endacak që tentojnë ta sulmojnë një grua në Prishtinë e këtë ai e ka ndërlidhur me raportimet e mediave për rastin e ministres Rozeta Hajdari, e cili dje kishte shkelur me veturën e saj një fëmijë nëntë vjeçar.
“Qeshtu ju kan leshu Rozeta Hajdarit te ashtuquajturat media dhe disa opozitar”, ka shkruar ai në mbishkrimin ku ka shpërndarë videon.
Demokracia.com ka raportuar dje ekskluzivisht për incidentin e ministres Rozeta Hajdari.