Prodhuesi gjerman i armëve, Rheinmetall, po përgatitet të dërgojë 50 tanke të përdorura Leopard 1, raportoi gazeta gjermane Handelsblatt, transmeton Demokracia.com.
CEO i Rheinmetall, Armin Papperger, i tha Handelsblatt se tanket e para tashmë mund të dorëzohen në Ukrainë, dhe pjesa tjetër duhet të pasojë brenda tre muajve – me kusht që dërgesa të miratohet nga qeveria gjermane.
Tanku Leopard 1, i prezantuar për herë të parë nga Gjermania në 1965, është pararendësi i Leopard 2 më modern, i përdorur aktualisht nga ushtria gjermane.
Papperger tha se ushtarët ukrainas mund të trajnohen brenda pak ditësh me kusht që të kenë kaluar tashmë trajnimin bazë ushtarak. /Demokracia.com/