Një grua dyshohet se është vetëvrarë në Gjakovë.
Rastin për Demorkacia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili tha se viktima është gjetur e varur në banjën e banesës së saj.
“Sot me date 11.04.2022 rreth orës 11:00 Stacioni policor ne Gjakovë ka pranuar njoftim se ne rrugën “Marin Barleti” është gjet nga familjaret një person i gjinisë femërore e varur ne banjën e banesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekja e viktimës e cila aktin e vetëvrasjes dyshohet ta ketë kryer duke u varur me një shall”, tha Gjurkaj
Sipas ekipi mjekësor e njëjta ka vuajtur nga depresioni dhe ka qenë me terapi.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe njësia e hetimeve rajonale ndërsa prokurori kujdestare ka urdhëruar që trupi i pa jete i viktimës të dërgohet ne IML për obduksion”, tha Gjurkaj më tej./Demokracia.com/