Lajme
Shkarkohet Ardita Sinani
Demokracia
14:18 | 11 Prill 2022

Share:

Ardita Sinani është shkarkuar nga posti i kryetares së Preshevës.

Siç raporton Presheva.al, gjithsej kanë votuar 20 këshilltarë nga 38 sa janë në kuvend, 20 votuan për shkarkimin e saj, ndërsa këshilltarët e PVD-së dhe PDSH-së nuk kanë marrë pjesë në votim.

Iniciativën për shkarkimin e Ardita Sinanit e nënshkruan këshilltarët nga radhët e Alternativës për Ndryshim.

Pas mbylljes së seancës, Presheva.al shkruan se do të thirret një seancë tjetër për të vazhduar dhe të formohet qeverisja e re në Preshevë.

Sinani ishte zgjedhur kryetare e Preshevës në maj të vitit 2021.

Ajo nuk ishte e pranishme në seancën e sotme ku u mor vendimi për shkarkimin e saj, pasi ishte në Prishtinë në një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku të pranishëm kishin qenë edhe përfaqësues tjerë politikë nga Lugina e Preshevës.

Kurti bëri thirrje për unitet ku edhe iniciativën për shkarkimin e Sinanit e kishte cilësuar si veprim për përçarje.

Të ngjashme