Sport
ORARET | Tetë “finalet” e Ballkanit, Dritës dhe Gjilanit në rrugën drejt titullit
Demokracia
14:05 | 11 Prill 2022

Share:

Sa më shumë që po afrohet fundi i edicionit 2021/22 në Superligën e Kosovës në futboll, aq më pak po mbesin edhe kandidatët për titullin e kampionit.

E në garë për trofeun e më të mirit në më afër kanë mbetur Ballkani, Drita dhe Gjilani të cilat po luftojnë me “mish e shpirt” për t’u “kurorëzuar” me titullin kampion, raporton Demokracia.com.

Ballkani i Suharekës ka një përparësi të madhe nga dy skuadrat gjilanase. Kjo për faktin se kanë 60 pikë në tabelë, tetë më shumë se Drita dhe Gjilani që ndajnë pozitën e dytë.

Rrugës drejt trofeut të çmuar tri skuadrave ju kanë mbetur edhe tetë ndeshje, apo tetë “finalet” e fundit të kampionatit.

Ballkani, Drita dhe Gjilani do të llogarisin në përballjet direkte ndërmjet vete në mesin e tetë përballjeve të fundit.

Demokracia.com ju sjellë oraret e ndeshjeve deri në fund të edicionit për tri ekipet e përmendura që janë më afër titullit kampion.

ORARI I BALLKANIT

Ballkani – Prishtina

Ulpiana – Ballkani

Ballkani – Drita

Llapi – Ballkani

Ballkani – Malisheva

Feronikeli – Ballkani

Drenica – Ballkani

Ballkani – Gjilani

ORARI I DRITËS

Llapi – Drita

Drita – Malisheva

Ballkani – Drita

Drita – Drenica

Gjilani – Drita

Drita – Dukagjini

Prishtina – Drita

Ulpiana – Drita

ORARI I GJILANIT

Gjilani – Feronikeli

Dukagjini – Gjilani

Gjilani – Prishtina

Ulpiana – Gjilani

Gjilani – Drita

Llapi – Gjilani

Gjilani – Malisheva

Ballkani – Gjilani./Demokracia.com/

Të ngjashme