Sport
Europa League: Tottenham, Arsenal e Roma me fitore bindëse
Demokracia
22:55 | 11 Mars 2021

Share:

Kanë përfunduar ndeshjet e para të fazës së 1/8 në Ligën e Europës, shkruan Demokracia.com.

Favoritët nuk kanë lejuar befasi duke shënuar fitore të thellë dhe në këtë mënyrë praktikisht duken të kualifikuara tutje.

Tottenhami e ka mposhtur me rezultat 2:0 Dinamo Zagrebin, me dy gola të Harry Kane, dhe duket se misioni i kroatëve për ta përmbysur skuadrën angleze pas një jave do të jetë i pamundshëm.

Fitore të lehtë ka shënuar edhe Arsenali që në udhëtim e ka mposhtur Olympiacosin me rezultat 1:3.

Bindës ka qenë edhe Roma ndaj Shahktarit, duke triumfuar me rezultat 3:0 dhe ndeshjen kthyese pas një jave e pret shumë e qetë.

Më poshtë gjeni rezultatet komplet të ditës së sotme. /Demokracia.com

Të ngjashme