Lajme
Behrami: Dick Marty duhet të tregojë ku i ka marrë informacionet që janë pjesë e raportit të tij për UÇK-në
Demokracia
13:15 | 11 Prill 2022

Share:

Analisti Artan Behrami ka reaguar pasi Dick Marty ka thënë se Shërbimi Inteligjent Serb ka planifikuar ta vrasë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Behrami ka shkruar se Gjykata Speciale duhet ta thërras Dick Martyn si dëshmitar dhe mbrojtjes së krerëve të UÇK-së duhet t’u jepet e drejta, po ashtu, që atë ta thërrasin si dëshmitar, përcjell Demokracia.com.

“Pa dëshminë e Dick Martyt në Gjykatën Speciale nuk ka proces gjyqësor fer dhe të paanshëm. Dick Marty po mundohet të fshihet për të mos dëshmuar në Gjykatën Speciale, meqë ai dhe të gjithë ne e dimë që raporti i tij ka qenë një fabrikim i dezinformatave ruso-serbe. Dick Marty në paragrafin 133 të raportit të tij thotë: “Ne arritëm të kemi qasje në dëshmi të vërtetuara, të dorës së parë, nga ish-luftëtarët dhe ata që ndihmuan UÇK-në të kryenin transporte të shumta brenda dhe ndërmjet objekteve të përmendura në raportin tonë, si dhe transportimin e robërve nga shumica e tyre.”, ka shkruar ndër të tjera, Behrami.

Postimi i plotë i tij: 

Pamja dhe e vërteta për Dick Martyn në Kosovë është e njëjtë, përkundër deklaratës së tij se Shërbimi Inteligjent Serb ka planifikuar ta vrasë.

Dick Marty mbetet aleati më i madh i Rusisë dhe Serbisë. Gjithmonë ka qenë. Gjithmonë do të jetë.

Prokuroria e Gjykatës Speciale duhet ta thërras Dick Martyn si dëshmitar. Po ashtu, mbrojtja e krerëve të UÇK-së duhet ta ketë të drejtën ta thërras atë si dëshmitar.

Pa dëshminë e Dick Martyt në Gjykatën Speciale nuk ka proces gjyqësor fer dhe të paanshëm.

Dick Marty po mundohet të fshihet për të mos dëshmuar në Gjykatën Speciale, meqë ai dhe të gjithë ne e dimë që raporti i tij ka qenë një fabrikim i dezinformatave ruso-serbe.

Dick Marty në paragrafin 133 të raportit të tij thotë: “Ne arritëm të kemi qasje në dëshmi të vërtetuara, të dorës së parë, nga ish-luftëtarët dhe ata që ndihmuan UÇK-në të kryenin transporte të shumta brenda dhe ndërmjet objekteve të përmendura në raportin tonë, si dhe transportimin e robërve nga shumica e tyre.”

Dick Marty duhet të tregojë ku i ka marrë informacionet që janë pjesë e raportit të tij për luftën e UÇK-së!/Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025