Ismet Munishi ishte i ftuar në emisionin, “Robi Plaket kur don vetë”, që transmetohet në orë e vona të mbrëmjes në Klan Kosova.
Në mesin e shumë pyetjeve që drejtuesi i emisionit, Roberti ia drejtonte Munishit ishte edhe ajo se: A i ke ra pishman që i ke shajtë gazetarët e sportit kur ke qenë në Ballkan për një penall kundër Prishtinës?
Munishi tha se nuk i ka rënë pishmon dhe se sipas tij, “ata e kanë merituar”.
“Çka boj nuk i bi pishman kurrë. E kom ni veten qashtu edhe sa i përket futbollit vendor gjithë kam të drejtë! Edhe e patën lyp se jo veç n’futboll, por gjithçka në Kosovë është e ndarë në grupe të interesit, edhe i bëjë si tubë qaty tani edhe ia pata shilu krejtve”, u shpreh tekniku i Gjilanit.