Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se tetë pacientë me COVID-19 janë duke marrë trajtim.
Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se gjashtë janë të konfirmuar me COVID pozitiv, dhe dy të tjerë janë post-COVID, përcjell Demokracia.com.
“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 8 pacientë nga Covid-19. Gjashtë pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 2 të tjerë post-Covid-19. Me oksigjeno-terapi, 4 pacientë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 8 pacientë nga Covid-19. Gjashtë pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 2 të tjerë post-Covid-19. Me oksigjeno-terapi, 4 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 6 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient /Demokracia.com/