Lajme
“Loti më tradhëton e nga shpirti më vie të bërtas” – Gruaja e Agim Ramadanit me fjalë prekëse në 23 vjetorin e vdekjes së tij
Demokracia
08:35 | 11 Prill 2022

Share:

Shukrije Ramadani, gruaja e heroit dhe luftëtarit Agim Ramadani e ka përkujtuar atë sot në 23 vjetorin e vdekjes së tij.

“Sot veç dhembjes asgjë nuk mund të fali shpirti im, më fal që jam ligshtu e malli marrë m’ka për magjinë e buzëqeshjes tënde”, ka shkruar Shukrije Ramdani në Facebook.

Teksa ka vazhduar ta kujtojë atë me fjalët më të mira Shukrija ka vazhduar tutje:

“Kërkove e fortê të bëhesha e në krah lirie të fluturoja qiejve të ëndërruar, ti gëzohesha buzëqeshjes së foshnjeve të palindura e dashurisë së fėmijëve tanë, duarëve që thurin veshje pêr gjeneratat e lirisë e djersës që bulon nga balli i puntorit që ndërton të ardhmen e vendit!Por sytë më janë mjegullue nga dhembja e angushtia që ma rêndon frymëmarrjen në kërkim tė diellit tė lirisë! Copėzat e poezive tua mė përzihen me ngjyra punimesh të mbetura nė gjysmë e më kot mundohem ti radhis sirtareve!Kitara jote e nemitur mbeti, e fyellin veq flladi i lirisë e përkëdhelë”, ka shkruar ajo.

“Ëndërrat po zhdaraviten mjegullnajave që nga Karpatet frymën po na e zëjnë e krenaria më lëndohet kur para shtatores tënde shoh lypėsin Migjenian të shtrirë si në legjenda!Dua ta gjej diellin e premtuar e t’ ia ngrohë duart e ngrira me ofshamat e krejt vashave duarthata në pritje t’përqafimeve të trimave që përqafuan lirinë! Loti më tradhëton e nga shpirti më vie të bërtas sa ti tundi malet,pse liria kaq dhembje paska”, ka shkruar ndër të tjerash Shukrije Ramadani.

 

Të ngjashme