Kuriozitete
Një burrë misterioz fiton 200 milionë euro në lotari, i dhuron për mjedisin
Demokracia
07:24 | 11 Prill 2022

Share:

Një burrë fitoi lotarinë dhe shumën prej 200 milionë eurosh e dhuroi për bamirësi ndaj natyrës.

Paratë do të përdoren për të ngritur një fondacion mjedisor që do të mbrojë pyjet dhe do të nxisë biodiversitetin.

Personi  që ka bërë dhurimin ka kërkuar të mbetet anonim, raporton Euronews.

“Ëndrra ime nuk ka qenë kurrë të blej varka, kështjella apo makina të tjera sportive, por të jem i dobishëm dhe t’u jap kuptim këtyre parave,” thuhej në një letër të hapur që shkroi bamirësi.

Fondacioni quhet Anyama, njësoj si një qytet në Bregun e Fildishtë. Mësohet se ai ka jetuar atje, megjithëse nuk dihet asgjë më shumë për lidhjen e tij me vendin e Afrikës Perëndimore.

Mediat franceze e kanë etiketuar burrin në fjalë si një pensionist që jeton në jug të Francës. Ato raportojnë se zotëria blinte vazhdimisht bileta llotarie, pikërisht për të realizuar ëndrrën e tij, fitoren e një shume të madhe parash dhe realizimin e një fondacioni bamirësie për mjedisin.

Të ngjashme
Kuriozitete • 21 Prill 2025