Tajneri i Llapit, Tahir Batatina nuk e ka pritur aspak morë një deklaratë të ish-futbollistit shqiptar Xhevat Prekazi, shkruan Demokracia.com.
Prekazi në një bisedë në “Klan Kosova” tha se nuk i intereson se çka flitet për të në Kosovë, sepse siç tha, Kosova nuk ishte interesuar asnjëherë për të.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Batatina duke thënë se njerëzit si aj që e kanë shpirtin në Beograd nuk i duhen Kosovës.
Postimi i Tahir Batatinës (pa ndërhyjre):
I nderuar Xhevat Prekazi
Edhe pse jam i ri në moshë i kam informatat e sakta nga njerëzit që janë gjallë sot në mesin tonë që ti kurrë nuk iu ke përgjigjur Fadil Vokrrit e as Kosovës sepse ti shpirtin e ke në Beograd dhe jo në Kosovë.
Nuk kemi nevojë për ty dhe as për njerëzit si ti që nuk kanë ndjenja të shqiptarit. Jam krenar për ata që u flijuan për futbollin dhe veçanarisht për Legjendën, Fadil Vokrri që bëri shumë për futbollin e Kosovës, ndërsa nuk po mërzitem aspak se a gëzohesh ti apo hirdhërohesh për pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA sepse Kosova ka djemë të shkolluar dhe të përgaditur profesionalisht për t’i kontribuar vendit dhe futbollit.
Futbolli i Kosovës është në rrugë të mirë dhe të mbarë. Nuk kemi nevojë për njerëz si ju sepse nuk i duhet Kosovës që ti ta duash apo të interesohesh për të sepse ne i larguam ata që ti jeton së bashku me ta, e tashmë ne do të kujdesemi për ta ngritur futbollin e Kosovës së bashku me njerëzit e futbollit dhe të gjithë adhuruesit e futbollit kosovar.
Tahir Batatina. /Demokracia.com