Lajme
Konfirmohet raportimi i Demokracia.com, Rozeta Hajdari e shkeli një fëmijë me veturë
Demokracia
21:53 | 10 Prill 2022

Share:

Demokracia.com ka raportuar sot se një fëmijë i moshës së mitur ka pësuar lëndime trupore, pasi ai është goditur nga vetura e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. 

Ky raportim është konfirmuar minuta më parë edhe nga vetë ministrja Hajdari.

Hajdari përmes një postimi në Facebook ka shkruar se i ka ofruar ndihmë fëmijës dhe ka njoftuar organet kompetente.

Ajo ka thënë se pas ekzaminimeve mjekësore, fëmija është kthyer në shtëpi.

Demokracia.com ka raportuar sot se i mituri, i cili ende nuk ka mbushur 10 vjeç, ka pësuar lëndime dhe është dërguar me emergjencë në QKUK.

Në momentin e shkaktimit të këtij aksidenti, ministrja Rozeta Hajdari ishte me veturë personale, konkretisht me një Ford Fiesta, ngjyrë e kaltër.

Postimi i potë:

Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqsisht njëri nga ta u përplas në veturën time.

Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmiut dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit.

Ndjehëm më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmiu nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi.
Fëmiut i uroj shëndet e jetë të gjatë! /Demokracia.com/ 

Të ngjashme