Sport
Katër gola – spektakël në fushë, por pa fitues në derbin Man City – Liverpool
Demokracia
19:22 | 10 Prill 2022

Share:

Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 32-të në Premierligës midis Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium” është mbyllur me rezultat të barabartë 2:2, në një takim ku kishte gola dhe spektakël në fushë, shkruan Demokracia.com.

Rezultati u zhbllokua vetëm pas pesë minutave me Kevin de Bruynen që kaloi vendasit në epërsi.

Festa e nikoqirëve zgjati tetë minuta, pasi Diogo Jota barazoi shifrat për Liverpoolin.

“Qytetarët” në avantazh i riktheu braziliani, Gabriel Jesus në minutën e 36-të, gol ky që ishte i fundit në 45 minutat e para.

E pjesën e dytë më mirë e nisën mysafirët që barazuan sërish me Sadio Manen. Ky njëherit ishte edhe goli i fundit që vendosi epilogun e këtij takimi.

Manchester City tani ka 74 pikë në vendin e parë, ndërkohë Liverpooli ka një pikë më pak në pozitën e dytë. /Demokracia.com/

Të ngjashme