Xhiroja e 29-të në elitën e futbollit kosovar sjell dy kryendeshje të cilat mund të vendosin shumëçka për rrjedhën e kampionatit.
Ballkani – Prishtina dhe Llapi – Drita janë dy përballjet kryesore të xhiros së ardhshme në elitë, raporton Demokracia.com.
Gjilanin e pret duel i lehtë, pasi pret në shtëpi skuadrën e fundit në tabelë, Feronikelin.
Drenica dhe Dukagjini në “Bajram Aliu” luajnë ndeshjen e rëndësishme për pjesën e poshtme të tabelës, njëjtë sikurse Ulpiana e cila udhëton te Malisheva.
Këto janë çiftet e plota të xhiros së radhës në Superligën e Kosovës në futboll:
Llapi – Drita
Ballkani – Prishtina
Drenica – Dukagjini
Gjilani – Feronikeli
Malisheva – Ulpiana./Demokracia.com/