Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se për rezultatin e zgjedhjeve duhet ta fajësojnë veten, pasi sipas tij, njëra nga gabimet e LDK-së ka qenë se nuk u ka ofruar qytetarëve atë që e kanë kërkuar.
Lumir Abdixhiku, kandidat për kryetar të LDK-së, ka thënë se askush nuk duhet të fajësohet për rezultatin e zgjedhjeve të kësaj partie, por faji bie tek vet ata, shkruan Demokracia.com
“Nuk kemi kë të fajësojmë tjetër përveç vetes për një rënie të tillë. Mospërputhja e kerkësëës së njerëzve tanë me përfaqësim politik, pra ofronim dicka tjetër si individë, si grupë dhe realizionim diçka tjetër. Përfaqësimi jonë politikë nuk ka qenë vendimarrës. Nëse votuesi ka kërkuar dicka tjetër dhe ne u kemi ofruar dicka tjetër atëherë këtu kemi një diskrepancë të qëndrimeve”, tha Abdixhiku në Rubikon.
Ai thotë se dëshiron ndryshim në LDK, e nuk do revolucion.
Përveç Abdixhikut, kandidatë për kryetar të LDK’së, janë edhe Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Besian Mustafa.
Zgjedhjet për kryetar të kësaj partie do të mbahen më 14 mars. /Demokracia.com/