Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 1.282 testime, 34 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
10 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 52 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.678 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 821.079 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 100.577 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹNga 1.282 testime, 34 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹSot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.061.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 544./Demokracia.com/