Mesa duket edhe Komisioni Europian e ka kuptuar që duke dhënë vetëm shifra dhe njoftime të ftohta nuk është më gjuha që duan njerëzit. Po të shikosh videon që postohet kur jepet lajmi për miliardat e mbledhura nga bota për Ukrainën e kupton se sot komunikimi ka vetëm një rrugë, të jetë njerëzor.
Kryetarja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen bën edhe pak humor teksa jep lajmin e fondeve të mbledhura, të cilin e quan fantastik.
Bota i është përgjigjur thirrjes së Presidentit Volodymyr Zelensky, fushata #StandUpForUkraine ka mbledhur 9.1 miliardë euro për njerëzit që ikin nga bombat, brenda dhe jashtë Ukrainës.
Në krye të këtij zotimi, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka shpallur një hua shtesë prej 1 miliard eurosh për të mbuluar nevojat e njerëzve të zhvendosur nga pushtimi.
“Më shumë do të vijnë… Ne do të vazhdojmë të jemi gati për Ukrainën”.