Sport
Halil Sylejmani edhe një mandat në krye të FAK-ut
Demokracia
19:44 | 11 Mars 2021

Share:

Halil Sylejmani do ta udhëheq edhe për një mandat katërvjeçar Federatës Atletike të Kosovës.

“Në Kuvendin e rregullt Zgjedhor të FAK-u, të mbajtur të enjten në sallën e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, Sylejmani mori përkrahje absolute.

Sylejmani u zgjodh me shumicë absolute të votave”, thuhet nw njoftimin e FAK-sw, transmeton Demokracia.com.

Me vota të kuvendarëve, në Bordin e FAK-ut janë zgjedhur: Adrian Mazreku, Remzije Shala, Xavit Tahiri, Faik Sylejmani, Kadri Kaçanolli, Gazi Renaku, Faik Balić, kurse në Këshillin Mbikëqyrës janë zgjedhur Adnan Tahiri,Driton Haliti, Mehmet Berisha

Atmosfera në Kuvendin e rregullt Zgjedhor ishte shumë konstruktive. Të gjitha raportet janë aprovuar pa asnjë vërejtje nga kuvendarët.

Prezent në Kuvendin ishin edhe përfaqësuesit e MKRS-së Afërdita Fazlija dhe KOK-ut Shasivar Haxhijaj, që kanë lavdëruar punën e bërë nga Federata Atletike e Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme