Lajme
Lëndohen katër persona nga një aksident komunikacioni në Pejë
Demokracia
22:15 | 09 Prill 2022

Share:

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në Pejë, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, kurse një prej tyre ka pësuar lëndime më të rënda.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sonte, rreth orës 21:21 në hyrje të Pejës te Dogana ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë dy vetura. “Katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Pejës, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka treguar se njësiti i policisë ka dalë në vend ngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit./Demokracia.com/

Të ngjashme