Lajme
Von Cramon në raportin dërguar PE-së: Liberalizimi të ndodh urgjentisht
Demokracia
19:12 | 11 Mars 2021

Share:

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë urgjentisht dhe se rruga për në Bashkimin Evropian është e gjatë.

Viola von Cramon, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku ka treguar se Parlamenti Evropian e ka pranuar raportin e saj për Kosovë, ka shtuar se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë në interes të të dyja palëve, shkruan Demokracia.com

“Ne duam të shohim dialogun Beograd – Prishtinë të vazhdojë dhe ky është interes i dy palëve. Pa dialog, Kosova ka shumë për të humbur. Parlamenti Evropian ka tekstin e njëjtë të raportit për Serbinë nga Vlado Bilcik. Bashkimi Evropian duhet të bëjë gjithashtu detyrat e shtëpisë dhe Këshilli duhet t’i japë liberalizimin e vizave Kosovës sa më shpejtë të jetë e mundur.”, thuhet në njoftimin e Cramon.

Ajo, në fund ka falënderuar palët për kompromisin në hartimin e këtij raporti dhe gjithashtu ka falënderuar kolegët e saj për punën. /Demokracia.com/

Të ngjashme