Java e 25-të e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon këtë javë me disa superndeshje, shkruan Demokracia.com.
Takimi kryesor do të jetë ai ndërmjet Dritës e Ballkanit që luhet në Suharekë, megjithatë, një superndeshje pritet të zhvillohet edhe në Drenas.
Prishtina e cila ka hyrë në një seri të jashtëzakonshme duke shënuar 6 fitore radhazi të shtunën ndeshet me Feronikelit dhe e pret një punë shumë e vështirë.
Prishtina do të tentojë ta shfrytëzojë përballjen ndërmjet vete që kanë Ballkani e Drita në mënyrë që të përfitojë në tabelë. /Demokracia.com