Lajme
FOTO| S’u ndahen veturave zyrtare, MPB-ja dhe Këshilli Gjyqësor “shëtisin” edhe të shtunave
Demokracia
14:46 | 09 Prill 2022

Share:

Pavarësisht premtimeve të kryeministrit Albin Kurti se nuk do ta lejojë keqpërdorimin e veturave zyrtare, siç duket një gjë të tillë as që po provon ta ndalojë.

Të shtunën, Demokracia.com ka siguruar fotografi të dy veturave zyrtare, të cilat në këtë ditë pushimi janë parë rrugëve të Kosovës.

Një veturë 3Z, e cila i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga bashkëpartiaku i Albin Kurtit, Xhelal Sveçla, është parë në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Veç kësaj, Demokracia.com në dalje të Prishtinës, sot ka parë edhe një veturë tjetër zyrtare 4Z, e cila është e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Veturat zyrtare po vazhdojnë të keqpërdoren dhe të shfrytëzohen edhe gjatë ditëve kur institucionet publike e kanë pushim.

Demokracia.com edhe ditëve të kaluara ka raportuar për përdorimin e veturave zyrtare jashtë orarit të punës.

Kryeministri Kurti vazhdimisht sa ishte në opozitë kishte kritikuar pushtetarët e atëhershëm për “xhipat e zinj”, por të njëjtëve nuk po u ndahet më as vetë ai./Demokracia.com/

Të ngjashme