Lajme
Tetë pacientë me COVID-19 janë duke marrë trajtim në SHSKUK
Demokracia
13:10 | 09 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se tetë pacientë me COVID-19 janë duke marrë trajtim në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se shtatë pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 dhe një pacient i negativizuar, post-Covid-19, ndërsa me oksigjeno-terapi janë pesë pacientë, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Tetë pacientë  janë të shtrirë për tretman mjekësor nga Covid-19,  në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Prej tyre,  7 janë të konfirmuar me Covid-19 dhe 1 pacient i negativizuar, post-Covid-19. Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 6 pacientë

Spitali i Pejës, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 1 pacient /Demokracia.com/

Të ngjashme