Lajme
Eliza Hoxha: Në qeverinë Kurti u shkel disa herë Kushtetuta, Nagavci të largohet nga pozita e ministres
Demokracia
22:31 | 08 Prill 2022

Share:

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Derisa këtë të shtunë më 9 prill, shënohet Dita e Kushtetutës, kjo e fundit sipas Hoxhës, u shkel disa herë në këtë qeveri.

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Ministrja Arbërie Nagavci shkeli Kushtetutën, Hoxha mendon se ajo nuk duhet të jetë më në këtë pozitë.

“Ajo udhëheqë sektorin që jo vetëm që edukon brezat në rrafshin akademik, por i edukon ata edhe në aspektin moral. Andaj, kjo Ministre që ka probleme me ligj dhe me  kushtetutë duhet të largohet sa me parë nga pozicioni i saj”, shkroi Hoxha në Facebook.

Shkrimi i plotë i Eliza Hoxhës në Facebook:

Nesër është 9 Prilli dita e Kushtetutës së Kosovës.

Ndërkohë që në qeverinë Kurti disa herë është shkelur Kushtetuta e Kosovës ja ku e kemi sot edhe me një moment të tillë, kur Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë ish-Kryetarit të Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati i cili ishte në të drejtën e tij kushtetuese dhe ligjore sa i përket kompetencave dhe vendimmarrjes në nivelin e arsimit të ulët në procesin e reformës.

Pra, sot u konstatua që Ministrja e Arsimit znj. Nagavci ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Ndërkohë të mos harrojmë që Ministres së Arsimit para pak ditësh i’u ngrit edhe një aktakuzë për armëmbajtje.

ÇFARË SHEMBULLI E MODELI MUND TË JETË NJË MINISTRE E TILLË E ARSIMIT PËR GJENERATAT E REJA?

Ajo udhëheqë sektorin që jo vetëm që edukon brezat në rrafshin akademik, por i edukon ata edhe në aspektin moral.

Andaj, kjo Ministre që ka probleme me ligj dhe me  kushtetutë duhet të largohet sa me parë nga pozicioni i saj.

Çdo minutë më shumë në këtë post e denigron idealin e arsimit.

Të ngjashme