Stadiumi “Air Albania” me 28 mars është gati të pres një duel të madhe. Shqipëria do të përballet me Anglinë e vlefshme për fazën e grupeve të Botërorit “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.
Ekipi i Edi Rejës do mundohet të japë gjithçka për të ruajtur shpresat për një vend të dytë.
Por lajme të mira për kuqezinjtë vijnë nga kampi anglez. Ylli i ekipit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho nuk do të jetë i pranishëm në sfidën e 28 marsit.
21-vjeçari ka pësuar një lëndim që do ta mbajë për një kohë jashtë fushave. /Demokracia.com