Nga Ukraina vijnë informacione kontradiktore për numrin e të vrarëve nga sulmi me raketa në stacionin hekurudhor në Kramatorsk.
Pasi kryebashkiaku i Kramatorsk njoftoi se 40 civilë u vranë në sulm, dhjetë prej të cilëve fëmijë, guvernatori ukrainas i rajonit të Donetsk, Pavlo Kirilenko, doli me të dhëna për numrin e viktimave, përcjellë Demokracia.com.
Ai tha se numri i të vdekurve ishte rritur në 50, pesë prej tyre fëmijë. 38 persona u vranë në vend dhe 12 të plagosur vdiqën më pas në spital.
Gjithsej 98 persona u dërguan në spital pas sulmit. Prej tyre, 16 janë fëmijë, 46 gra dhe 36 burra, ka shkruar ai në Telegram. Ai shtoi se pret që edhe më shumë njerëz të kërkojnë ndihmë mjekësore në ditët në vijim. /Demokracia.com/