Sport
Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-futbollisti i Tiranës
Demokracia
16:43 | 11 Mars 2021

Share:

Futbolli shqiptar në zi! Një tjetër ish-futbollist i klubit bardheblu ka humbur jetën ditën e sotme. Bëhet fjalë për, Sadik Strugën, ish-mbrojtësin e djathtë që mbajti veshur në vitet ’50 fanellën e ekipit më të titulluar në Shqipëri.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Strugës, është konfirmuar nga vetë klubi bardheblu nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

NJOFTIMI NGUSHËLLUES I TIRANËS:

Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Sadik Struga. Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh nderimet për figurën e ish futbollistit i cili dha një kontribut të madh për sportin. Ai mbajti veshur fanellën e Tiranës si mbrojtës i djathtë në vitet ‘50. /Demokracia.com

Të ngjashme