Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Para pak çaste policia është njoftuar se një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (kilometri i dytë Lipjan-Ferizaj)”, tha Krasniqi.
Ai tha më tej se policia i është përgjigjur këtij njoftimi dhe nga vendi i ngjarjes raportojnë se nuk ka persona të lënduar./Demokracia.com/