Sport
Kreu i rizgjedhur i FFK-së, Agim Ademi pranon mesazhe urimi nga homologët e tij
Demokracia
16:16 | 07 Prill 2022

Share:

Një ditë pas marrjes së mandatit të ri, presidenti i rizgjidhur i FFK-së, Ademi, ka pranuar mesazhe të shumta urimi nga homologët e tij.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Moldavisë, Leonid Oleinicenco, ka uruar presidentin Ademi për mandatin e ri katërvjeçar.

Në telegramin e tij Oleinicenco ka përgëzuar Ademin dhe i ka uruar suksese në të ardhmen në sfidat dhe  qëllimet që ka para vetes.

Ndër të tjera i pari i FFM-së shtoi se mezi pret të thellojë bashkëpunimin me FFK-në për rritjen, prosperitetin dhe përfitimin e futbollit.

Forcimin e marrëdhënieve ndërmjet federatave e dëshiron edhe Bjorn Vassallo, President i Federatës së Futbollit në Maltë.

Përmes shkresës zyrtare, ai i ka dërguar urimet e tij më të mira për presidentin Ademi, duke thënë se nën drejtimin e tij, futbolli kosovar do të vazhdojë të lulëzojë.

Urimet nuk kanë munguar as nga Fernando Gomes, President i Federatës së Futbollit të Portugalisë, i cili përmes një telegrami i ka dëshiruar suksese në aspektin personal dhe atë profesional presidentit Ademi në mandatin e ri./Demokracia.com/

Të ngjashme