Lajme
Ish-drejtori i bankës lejoi tërheqjen e gati 100 mijë eurove nga llogaria e një qytetari, Prokuroria në Ferizaj jep detaje
Demokracia
16:15 | 07 Prill 2022

Share:

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar për 48 orë dy persona pasi që dyshohet se kanë tërhequr para nga llogaria bankare e një qytetari, në shumë të 95 mijë eurove.

Siç bëhet e ditur në komunikatë, ish-drejtori i BKT-së, I.A, ia ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër, punëtor i autotaxit “Bini”, SH.B, nga llogaria e një qytetari, përcjell Demokracia.com.

Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i besimit” dhe “mashtrim”.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona të dyshuar me inicialet I.A- ish Drejtor i Degës se BKT-se në Pejton- Prishtinë  dhe Sh.B., -punëtor i autotaxit “Bini”- Gjilan, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se ish drejtori i BKT-së me inicialet (I.A), i ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër me inicialet (Sh.B), nga llogaria bankare e një qytetari, ku me ç’rast është bërë tërheqja   shumës në vlerë prej  95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT-së) në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj./Demokracia.com/

Të ngjashme