Lajme
Nuk përmbahet Dodik, fyen rëndë të dërguarin e Gjermanisë
Demokracia
15:46 | 07 Prill 2022

Share:

Milorad Dodik nuk i beson politikës gjermane.

Anëtari serb i Presieencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, i afërt me Vladimir Putinin, e ka fyer rëndë të enjten të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Adis Ahmetoviq, anëtarin e Bundestagut gjerman.

Duke tërhequr një paralele midis shtetit nazist të Gjermanisë dhe Gjermanisë së sotme, Dodik ka thënë se Ahmetoviq i duket si dikur “anëtarët e partisë naziste”.

Ai e ka fyer Ahmetoviqin bazuar në dukjen e tij.

“Kur e shoh atë, më kujton ata të rinjtë e Hitlerit”, ka thënë Dodik, transmeton Klix.ba.

Ai, po ashtu tha se në asnjë rrethanë nuk do të pranonte dërgimin e ushtarëve gjermanë në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Gjermania po ndan miliona për të forcuar ushtrinë. Nuk ka serb që të mos alarmohet nga ky informacion,” shtoi Dodik.

Të ngjashme