Kanë përfunduar pjesët e para në dy ballafaqimet e para gjysmëfinale në Kupën e Kosovës.
Prishtina ka avancuar pas 45 minutave të para në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër fituesve në fuqi të kompeticionit, Llapit, shkruan Demokracia.com.
“Bardhekaltrit” kanë shkuar në pushim me rezultat minimal 1:0, me golin e arritur në minutën e 36-të me autor, Gledi Micin.
Mbrojtësi shqiptar u tregua i saktë nga 11-metërshi i penalltisë.
Edhe Drita në takimin tjetër me Ramiz Sadikun është në epërsi të dyfishtë.
Nënkampionët në fuqi të Kosovës kanë mbyllur fraksionin e parë me rezultat bindës 3:0.
Tek në minutën e nëntë, Drita kaloi në avantazh me golin e Albin Krasniqit.
Dy minuta më vonë, Namani dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë për vendasit. Gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt Muharrem Jashari vulosi epilogun e pjesës së parë me golin e tretë./Demokracia.com/