Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar shqyrtimin e programit kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit për vitet 2022-2026.
Me 86 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar programin kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit për vitet 2022-2026, raporton Demorkacia.com.
Gjatë arsyetimit të tyre, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht deputeti Driton Selmanaj, ia kujtoi Lëvizjes Vetëvendosje, se kanë qenë pikërisht ata kur e kanë kundërshtuar në fillim këtë marrëveshje, e cila ishte nënshkruar 6 vite më parë, duke e cilësuar si të dëmshme dhe se Kosova i është nënshtruar Bashkimit Evropian, ndërkaq tani kanë ndërruar qëndrim.
Selmanaj po ashtu ia bëri të ditur ekzekutivit se për çdo ndryshim të tyre për të mirën e Kosovës, ata do ta mbështesin secilën marrëveshje, njësoj sikurse këtë për MSA-në. /Demorkacia.com/