Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni të Veriut janë shënuar 195 raste të reja me Covid-19 si dhe kanë vdekur tre persona që ishin të prekur me këtë virus.
Po ashtu janë shëruar edhe 207 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 296 mijë e 373 që nga fillimi i pandemisë.
Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 307 mijë e 142, kurse i të vdekurve është 9 mijë e 234 persona