Raportimet për sulmin fizik ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri nga disa tifozë të Gjilanit kanë arritur deri në shtetin zviceran.
Mediumi më i madh i këtij shteti, “Blick.ch” ka raportuar për sulmin ndaj portierit shqiptar në kryendeshjen e javës së kaluar në elitën e futbollit kosovar.
“Portieri goditet brutalisht nga një tifoz. Në ligën më të mirë të Kosovës, KF Gjilani shënoi barazimin 2-2 ndaj KF Ballkanit në kohën shtesë. Emocionet ziejnë dhe tifozët që vërshojnë në fushë. Fatkeqësisht, disa njerëz kaotikë sulmojnë portierin kundërshtar dhe e rrëzojnë atë”, shkruan mediumi zviceran, përcjell Demokracia.com.
Për incidentin e rëndë kanë shkruar ditë më parë edhe mediat e rajonit.
Pesë persona u arrestuan në lidhje me incidentin, ndërsa dy prej tyre që dyshohet se e sulmuan fizikisht Frashërin po mbahen në paraburgim.
Stivi Frashëri u dërgua menjëherë në spital pas sulmit fizik, derisa u lirua orët e vona të mbrëmjes të së dielës./Demokracia.com/