Klubi i Futbollit Dukagjini nga Klina e ka uruar Agim Ademin për rizgjedhjen e tij në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Me 42 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër, Agim Ademi mori besimin e delegatëve të futbollit kosovar për të udhëhequr edhe për një mandat tjetër katërvjeçar në krye të institucionit më të lart të futbollit në vend, shkruan Demokracia.com.
Dukagjini i ka uruar Ademit punë të mbarë në mandatin e ri dhe i ka uruar suksese në arritjen e objektivave.
“Klubi futbollistik Dukagjini uron z.Agim Ademin, për rizgjedhjen ne postin e presidentit të Federatës se Futbollit te Kosovës”.
Sot delegatet e Federates se Futbollit te Kosoves me shumicë absolute zgjodhën Agim Ademin, president te FFK-së edhe për mandantin e ardhshëm katërvjeçar në krye të saj. KF Dukagjini (Klinë), i uron punë të mbarë presidentit Ademi dhe suksese në arritjen e objektivave të FFK-së dhe të futbollit kosovar në përgjithësi”, thuhet në postimin e Dukagjinit në faqen zyrtare të klubit. /Demokracia.com/