Lajme
Osmani ‘live’ në Facebook nga vetura, flet për vizitën në Gjilan
Demokracia
13:07 | 06 Prill 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani ka nis një mënyrë të re të komunikimit. Ajo sot është futur ‘live’ nga vetura rrugës për në Gjilan. 

Osmani ka thënë se sot e pret një ditë shumë e ngarkuar, shkruan Demokracia.com.

Osmani ka treguar se me kënd do të takohet gjatë kësaj vizite.

“Përshëndetje jemi rrugës për në Gjilan. Kas shumë kohë që i kemi planifikuar vizitat tona nëpër komuna të ndryshme.  Tani është e domosdoshme të flasim me kryetarët e komunave për sfidat me të cilat ballafaqohen ata, të shohim se si mund t’i tejkalojmë bashkarisht. Kemi filluar me komunën e Gjilanit që udhëhiqet nga kryetari më i ri, për të parë se çfarë punë po bëhen.”, tha ajo.

Osmani ka thënë se për Iftar do të jetë në një familje dëshmori.

Të ngjashme