Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës për punësimin e 128 personave në KEK.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, punësimet e fundit në KEK i kishte quajtur “nepotizëm masiv”, kështu edhe duke kërkuar anulimin e konkursit të fundit, shkruan Demokracia.com.
Në lidhje me këto punësime, LDK-ja sot me fillim prej orës 14:00 në Prokurorinë Themelore të Prishtinës do të dorëzojnë kallëzim penal rreth këtyre punësimeve.
“Sot (e mërkurë), më datë 6 prill 2022, në orën 14:00, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit në KEK”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Kjo parti ka njoftuar se pas dorëzimit të kallëzimit do të deklarohen për medie. /Demokracia.com/