Lajme
Albin Kurtit nuk i njihet statusi i veteranit as me ligj
Demokracia
12:08 | 06 Prill 2022

Share:

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për rastin e deklarimit të tij si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas PSD, Kurti ka bërë kallëzim të rremë, pasi ai ishte dorëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës me 2 mars të viti 1999, raporton Demokracia.com.

PSD ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Kurtit në bazë të Ligjit nr. 04/L-054 Për Statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

Sipas këtij ligji, neni 3 pika 1.9 veteran i UÇK-së është – qytetari i Kosovës dhe shtetasi i huaj i cili është radhitur në radhët e UÇK-së dhe është regjistruar si ushtar nga komandat (shtabet e zonave operative të UÇK-së), përkatësisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, gjatë periudhës 1997-1999;

Më poshtë gjeni të gjitha pikat, të cilat sipas interpretimit që i ka bërë PSD ligjit, nuk ia lejojnë Albin Kurtit të jetë veteran i UÇK-së. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme