Komuna e Pejës nesër pritet të nënshkruaj një kontratë për furnizim me vetura.
Sipas njoftimit të tenderit, Peja ka blerë xhipa të vegjël për administratën komunale dhe një autokombi për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësore Familjare -QKMF.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 115 mijë euro.
Por, operatori ekonomik me çmimin më të ulët fitoi tenderin për 84 mijë e 950 euro për blerjen e xhipave të vegjël për Administraten Komunale.
Të enjtën pritet të nënshkruhet kontrata me operatorin “Auto Mita” të cilit i është dhënë kontrata më 21 mars.
Kurse, blerja e autokombit nuk përfshihet në këtë kontratë.