Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për çfarëdo informacioni që kanë në lidhje me 21-vjeçaren nga fshati Komoran i Drenasit.
Që nga 28 janari i këtij viti, është zhdukur 21-vjeçarja Ardiana Bogiqi, nga fshati Komoran i Drenasit, shkruan Demokracia.com.
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e 21-vjeçares dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve nëse atë e kanë parë, apo çfarëdo informacioni që mund të kenë për të.
Njoftimi i plotë i Policisë pa ndërhyrje:
Person i zhdukur
Prishtinë, 05 prill 2022 – Njësia e hetimeve të stacionit policor në Drenas, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, kërkon kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë hetimin policor për gjetjen e personit të zhdukur Ardiana Bogiqi, 21 vjeç nga fshati Komoran komuna e Drenasit.
E njëjta konsiderohet si e zhdukur që nga data 28.01.2022.
Andaj, inkurajojmë të gjithë ata që kanë, çfarëdo lloj informacioni që ndërlidhet me të, ku mund të ketë qenë apo ku mund të jetë aktualisht, t’ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192 në numrin 038-584092, në stacionin më të afërt policor apo në çfarëdo forme tjetër. /Demokracia.com/