OpEd
A është Putin një Hitler apo një Stalin?
Demokracia
16:59 | 05 Prill 2022

Share:

Nga Julius Strauss “Spectator”

Rusia ka sinjalizuar se pas 1 muaji lufte, që ajo priste të zgjaste vetëm disa ditë, do të nisë të zvogëlojë aktivitetet e saj ushtarake rreth kryeqytetit ukrainas Kiev. Zëvendësministri i rus Mbrojtjes, Aleksandër Fomin, tha se kjo lëvizje synon që të forcojë besimin e ndërsjellë midis Rusisë dhe Ukrainës.

Arsyeja e vërtetë, gjithnjë nëse pretendimi i Moskës verifikohet në terren, ka më shumë gjasa që jetë, se nëse do të sulmonte direkt Kievin, ushtria e Vladimir Putinit do të mbushte kryesore të kryeqytetit ukrainas me tanke ruse të djegura dhe ushtarë të vdekur.

Fomin tha se Rusia “do të reduktojë në mënyrë dramatike aktivitetet ushtarake në frontet e Kievit dhe Çernihivit. Ky i fundit është një nga disa qytetet më të mëdha të Ukrainës, që mbetet i rrethuar nga trupat ruse.

Ky njoftimi erdhi pas një deklarate të bërë javën e kaluar, se Moska po hyn tani në “një fazë të re të luftës”, në të cilën do t’i përqendrojë përpjekjet e saj në rajonin e Donbasit në Ukrainën Lindore.

Është gati e sigurt se çdo lëvizje e tillë, do të përfshijë një përpjekjet e vazhdueshme për
të pushtuar Mariupolin, qytetin jugor prej 440.000 banorësh, që ka qenë skena e disa prej luftimeve më të ashpra dhe viktimave më të shumta që nga fillimi i kësaj lufte.

Kjo do t’i lejonte rusët të ruanin një korridor tokësor për në Krime, një objektiv ky kryesor për Moskën. Njoftimi nga ushtria ruse, se po hiqte dorë nga përpjekjet për të pushtuar Kievin, të paktën tani për tani, erdhi në mesin e raporteve se ajo po përgatitej të tërhiqte forcat e rraskapitura drejt Bjellorusisë për t’u rigrupuar.

Në atë që pritej të ishte një luftë me një raund të vetëm, Ukraina ka goditur deri më tani shumë më tepër sesa pesha e saj. Ndërkohë, trupat ruse, të fryra nga arroganca e kultivuar nga Kremlini, dhe duke ndjekur një plan luftarak katastrofik, kanë pësuar deri tani 20.000 të vrarë dhe të plagosur.

Linjat e tyre të furnizimit janë shkatërruar nga luftëtarët ukrainas, që po përdorim taktika guerile dhe armatim të cilësisë më të lartë. Muaji i parë i luftës, ka nxjerrë gjithashtu në pah një nga dobësitë më të dukshme në zemër të mbretërisë së Putinit:për muaj apo ndoshta me vite, ai ka qenë i rrethuar nga servilë, që janë shumë të gatshëm të përforcojnë teoritë dhe narrativat e tij.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, si Hitleri ashtu edhe Stalini ishin udhëheqës ushtarakë shumë të dobët. Por ndërsa Stalini e pranoi në fund dobësinë e tij në aspektin ushtarak, dhe i lejoi gjeneralët e tij që të merrnin përsipër drejtimin e luftës, Hitleri nuk pushoi kurrë së ndërhyri në planet e Vehrmahtit.

Ajo çka do të ndodhë më pas në Ukrainë, mund të na tregojë nëse Putini, është një Hitler apo një Stalin i kohës së luftës. Rruga më logjike ushtarake që mund të ndjekin gjeneralët rusë, është ngritja e fortifikatave në pozicionet aktuale ose rigrupimi i trupave nga Perëndimi, dhe përqendrimi në të njëjtën kohë i njerëzve dhe materialeve kundër një qyteti të madh në lindje të Ukrainës.

Nëse ushtria ruse ndjek atë skenar, kjo mund të jetë një shenjë se një Putin racional, është rikthyer sërish në krye të Rusisë. Megjithatë, është krejtësisht e mundur, që larg nga pranimi i disfatës në tërësi, pas një pauze të shkurtër sa për të ri-furnizuar dhe riarmatosur forcat e tij, ai të sulmojë sërish Kievin.

Analistët perëndimorë thanë dje se rusët nuk kanë bërë ende një lëvizje serioze për t’u tërhequr. Ata vunë në dyshim edhe motivet e tyre. “A mos me ‘Do të zvogëlojmë në mënyrë drastike operacionet ushtarake rreth Kievit’, ata duan të thotë ‘Po tërhiqemi për të sulmuar sërish më vonë?”- shkroi në Tëitter Mark Hertling, gjeneral-lejtnant amerikan në pension dhe ish-komandant i Forcave Amerikane në Evropë.

Pak para sulmit të 24 shkurtit, Moska pretendoi se po tërhiqej nga kufiri me Ukrainën, dhe tregoi pamjet e tankeve që po niseshin në drejtim të lindjes nga Krimea. Njoftimi se Rusia do të zhvendosë një pjesë të madhe të trupave të saj në lindje, erdhi pas një dite bisedimesh për paqe në Stamboll të Turqisë.
Fomin tha se vendimet ushtarake po merreshin në dritën e “negociatave mbi përgatitjen e një marrëveshjeje mbi neutralitetin, dhe statusin jo-bërthamor të Ukrainës”.

Ndërsa bisedimet mund të duken sikur po ofrojnë shenjat e hershme të një përparimi, është shumë herët për të qenë optimist.

Së pari, të gjitha lëshimet kryesore të Ukrainës ndaj Rusisë do të hidhen në një referendum popullor, që në rastin më të mirë do të kërkojë shumë muaj për t’u organizuar. Për më tepër, është e vështirë të shihet se si Putin mund të heqë dorë nga këndvështrimi i tij mesianik për bashkimin e 3 territoreve të lashta ruse, në këmbim të kalimit të viteve të tij të fundit në pushtet, duke sunduar një vend kryesisht të shkëputur nga pjesa tjetër e botës, dhe duke
jetuar nën një ekonomi lufte.

Rusia ka një histori të gjatë të shpalljes së armëpushimeve, korridoreve humanitare dhe gjërave të ngjashme që ofrojnë shpresë, dhe më pas të refuzimit apo shkeljes së tyre. Një pauzë në këtë konflikt mund të sjellë përfitime për të dyja palët.

Rusët kanë shumë nevojë për një shans, që të zhvendosin forcat e tyre në përgatitje për atë që vjen më pas. Ukraina, humbjet e së cilës në fushën e betejës kanë qenë shumë më të vështira për t’u vlerësuar, por ndoshta kanë qenë serioze, mund të dëshirojë të marrë disi frymë, përpara asaj që duket ende si një luftë e gjatë dhe e përgjakshme.

Vladimir Putinit, një njeri që nuk i mungon vetëvlerësimi, mund t’i duket e tepërt të mendojë se duhet ulur në tryezën e negociatave Zelenskin, një njeri të cilin ai e ka quajtur si liderin e një bande të varur nga droga. Mbi të gjitha, këto javë ai i ka mbajtur shumë larg vetes edhe këshilltarët e tij më të afërt.

Një takim midis 2 presidentëve për të diskutuar mbi Donbasin, është një nga kërkesat kryesore të Ukrainës. Por Vladimir Medinski, negociatori kryesor i Rusisë, tha se një takimi tillë do të ndodhë vetëm kur Ministrat e Jashtëm të jenë gati për të nënshkruar një marrëveshje paqeje. “Deri atëherë, kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë”- deklaroi ai të martën.

Shënim:Julius Strauss, ish-shefi i zyrës së të përditshmes britanike “Daily Telegraph” në Moskë. Ai ka raportuar për konfliktet në Çeçeni, Bosnje, Kosovë, Afganistan dhe Irak.

Të ngjashme