Sport
Higuain do të pensionohet nga futbolli në fund të sezonit
Demokracia
15:32 | 05 Prill 2022

Share:

Babai i Gonzalo Higuain, Jorge, zbulon se ish-sulmuesi i Napolit, Juventusit, Milanit e Real Madridit do të pensionohet në fund të sezonit.

34-vjeçari aktualisht është nën kontratë me Inter Miami dhe ky sezon do të jetë i fundit si futbollist profesionist, pohoi babai i tij.

Jorge Higuain tha se ish-ylli i Serie A do të varë këpucët e tij në fund të sezonit MLS. Sezoni i rregullt në Amerikë përfundon në nëntor, ndërsa finalja e play-off-it është më 11 dhjetor.

“Unë nuk mendoj se ai do të kthehet në Argjentinë, ai më tha se do të tërhiqet në fund të sezonit”, tha babai i Higuain për TNT Sports në Argjentinë, përcjell Demokracia.com.

“Do të doja ta shihja atë në botën e futbollit pas përfundimit të karrierës së tij. Ai di shumë për këtë sport. Ai ka gjithçka për të triumfuar. Do të jetë turp nëse ai nuk do të vazhdojë në futboll”.

El Pipita  kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij si lojtar në Itali dhe Spanjë duke veshur fanellat e Napolit, Juventusit, Milanit e Real Madridit.

Ai shënoi 125 gola në 224 paraqitje në ligën e parë të Italisë: 91 me Napolin, 66 me Juventusin dhe tetë me Milanin./Demokracia.com/

Të ngjashme