Pas ndeshjes së mbrëmshme në Ligën e Kampionëve sonte është radha për sfidat e Ligës së Europës, të cilat sjellin ndeshje jashtëzakonisht interesante, shkrua Demokracia.com.
Vëmendja është te sfida Manchester United – Milan. Dy ndër klubet me më shumë emër dhe tifozë jo vetëm në Kontinentin e Vjetër, por gjithashtu edhe në rruzull do t’i masin forcat fillimisht në ndeshjen e parë që luhet në “Old Trafford”.
Deri tani United dhe Milani ishin takuar vetëm në Champions, ndërsa këtë herë rrethanat mundësojnë një përplasje krejtësisht të veçantë ndërmjet tyre në Europa League dhe mbetet të shihet kush do të festojë në fund.
Ndeshja nis nga 18:55 ndërsa në program janë edhe disa takime tjera ku spikatin Tottenham – Dinamo Zagreb, Olympiacos – Arsenal dhe Roma – Shakhtar Donetsk.
Më poshtë mund ta gjeni orarin komplet të ndeshjeve të sotme. /Demokracia.com