Sport
Shuplaka afër rrjetës shkaktar i një përleshje në një ndeshje tenisi
Demokracia
15:19 | 05 Prill 2022

Share:

Një skandal i madh goditi botën e tenisit të hënën, kur u pa një sherr në turneun ITF të të rinjve në Ganë pas ndeshjes mes francezit Mikel Kuam dhe Rafael Ni Ankre!

Gjegjësisht, francezi e humbi këtë ndeshje në tre sete, dhe pasi arriti në rrjetë për t’i dhënë lamtumirën e fundit tenistit vendas, e goditi me shuplakë dhe bëri kaos, përcjell Demokracia.com.

Në konflikt janë përfshirë anëtarët e të dyja skuadrave, si dhe publiku nga tribuna.

Askush nuk e ka të qartë se përse Kuame e goditi kundërshtarin, ndërkohë që videot u shfaqën shpejt në rrjetet sociale.

Kuame është tenisti i 589-të në listën e ITF-së dhe ishte mbajtësi i parë në turneun në Akra, ndërsa rivali i tij ishte në listë vetëm në vitin 1688.

Nuk përjashtohet që konflikti të ketë ndodhur për shkak se francezi nuk mundi të pajtohej me rënien e hershme nga kategoria, pohojnë mediat e huaja./Demokracia.com/

Të ngjashme