Lajme
Rasti viza- Dështon seanca ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve
Demokracia
11:00 | 11 Mars 2021

Share:

Në Departamentin për Krime të Rënda me të nisur rishtazi seanca gjyqësore për rastin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me viza italiane, grup në të cilin është edhe Ukë Rugova djali i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova ajo dështoi përsëri pasi që avokati mbrojtës, Besnik Berisha kërkoi të shkojë në një rast tjetër.

Seanca e radhës u njoftua për 30 mars në orën 13:15.

Sipas aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria Speciale, Ukë Rugova ishte pjesë e një grupi qëllimi i të cilit ishte përfitimi material, duke furnizuar individë me viza Schengen të BE-së nga Ambasada italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme ose përmes korrupsionit.

Kryesuesja e trupit gjykues, Fatmire Dermaku tha se shqyrtimi gjyqësor fillon rishtazi. Ajo tha se sot palët e dyshuara do të legjitimohen edhe njëherë nga fillimi.

Mbrojtësi i të dyshuarit, Izet Beqiri, Besnik Berisha kërkoi nga gjykata mirëkuptim që t’i mundësohet të shkoj një rast tjetër meqenëse është në përfundim një proces tjetër gjyqësor. Dhe trupi gjykues e lejoi avokatin mbrojtjes të largohet nga salla.

Hetimet për këtë rast kanë nisur më 19 nëntor 2013. /Demokracia.com/

Të ngjashme