Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka reaguar përmes një postimi në Twitter në faqen e saj, ku thotë se BE-ja është e gatshme të dërgojë ekipe të përbashkëta hetimore në Ukrainë për të dokumentuar krimet e raportuara të luftës.
Postimi i saj vjen pas bisedës telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, , për “vrasjen mizore të civilëve në Bucha dhe gjetkë në Ukrainë”.
Ekipet do të jenë në koordinim me prokurorin e përgjithshëm të Ukrainës, me mbështetjen e agjencisë evropiane të policisë Europol dhe agjencisë së drejtësisë penale Eurojust. Imazhet tronditëse të trupave të civilëve në rrugët e Bucha, pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, kanë çuar në një shpërthim të dënimit ndërkombëtar të Rusisë.
“Unë fola me Presidentin Zelenskyy për vrasjen mizore të civilëve në Bucha dhe gjetkë në Ukrainë. BE-ja është e gatshme të dërgojë ekipe të përbashkëta hetimore për të dokumentuar krimet e luftës në koordinim me Prokurorin e Përgjithshëm të Ukrainës. Europol dhe Eurojust do të mbështesin po ashtu”, shkruan Ursula von der Leyen në postimin e saj në Twitter.
I spoke with President @ZelenskyyUa about the atrocious murder of civilians in Bucha and elsewhere in Ukraine.
The EU is ready to send Joint Investigation Teams to document war crimes in coordination with the Ukrainian Prosecutor General.@Europol and @Eurojust will support.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 4, 2022